Në përfundim të sezonit të tretë të “Shiko kush luan”, Luana Vjollca tregoi një surprizë për publikun.
Moderatorja u shpreh se këtë herë nuk do të presim shtatorin për ta parë në ekran, pasi shumë shpejt ajo do të nisë një sfidë ne një emision tjetër.
Të lidhura
None found
Detajet i la pa na i zbuluar, megjithatë tha se rikthehet pas 1 ose 2 muajsh.
Periudha ‘brenda një muaji apo dy’ përkon fiks me kohën kur është parashikuar të zhvillohet “Big Brother”.
‘Në studion e re të televizionit, Nova, e cila ka një hapësirë prej rreth 2000 metrave katrorë aktualisht po finalizohet shtëpia për ‘Hell’s Kitchen’ që nis në muajin Tetor dhe përfundon në Janar. Planet janë që po e njejta shtëpi të modifikohet përgjatë periudhës Janar-Shkurt dhe tek ajo të realizohet edicioni i ri i Big-ut nga pjesa e dytë e muajit Mars deri në fund të Qershorit 2020, gjithmonë nëse gjërat nuk dështojnë rrugës.’- u shpreh një burim pë “Prive.al” pak kohë më parë.
Kjo e gjitha është një aludim i bazuar mbi disa të dhëna, megjithatë nëse do të jetë lajm i vërtetë Luana me siguri do na i zbulojë së shpejti.
