Pamje tmerri nga Bejrut: Makina e shtëpi të shkatërruara, njerëz të gjakosur nëpër rrugë

Kryeqyteti i Liban, Bejrut është kthyer në një fushë lufte pas shpërthimit të një fabrike fishekzjarresh duke shkaktuar dhjetra të vdekur e mijëra të plagosur.

Sipas raportimeve të mediave vendase deri më tani raportohen për 27 të vdekur e mbi 2000 të plagosur rëndë.

Bilanci është paraprak, ndërsa spitalet e kryeqytetit të Libanit janë tejmbushur.

Nëpër rrugë ka pllakosur kaosi dhe shkatërrimet e shumta dhe pallate të tëra janë dëmtuar nga shpërthimi. Këto janë vetëm disa nga pamjet tragjike të asaj që ndodhi sot pasdite. /albeu.com/


Shtuar 4.08.2020 19:57