“Nuk kam konakt me njerëzit” Olsi tregon pse u ndalua nga policia pas kthimit nga Italia (FOTO LAJM)

Olsi Bylyku ka reaguar menjëherë pas lajmeve për ndalimin nga policia, pasi nuk kishte respektuar vendimin e qeverisë për t’u vetëizoluar në shtëpi për 14 ditë nga mbërritja nga Italia.

Aktori ishte kthyer më 8 mars nga shteti fqinj, dhe është ndaluar me automjet duke shkuar në punë sipas tij.

Olsi shprehet se ashtu si të gjithë edhe ai është me rrogë dhe madje kishte sigurur lejen e qarkullimit që u konfirmua edhe nga policia për të shkuar në punë.

Aktori thekson se ka kryer kontrolle të vazhdueshme me një nga mjekët e Infektivit, për të qenë i sigurt për veten dhe familjarët para se të dilte jashtë shtëpisë.

Reagimi i plotë:

“E kapi policia tu bo xhiro ne Tirane” , “ E kapi policia , pa leje qarkullimi” , “Olsi Bylyku shoqërohet për në burg” “Na jep mend në Instagram dhe vet del xhiro” 🤦🏻 Hej ZOT na fal , mjafto 1 foto & 1 shkrim edhe të gjykojnë të gjithë! O njerëz jam me rrogë njësoj si ty që punon në call center, njësoj si ty që punon në fabrikë, njësoj si ty që punon në supermarket apo çdo njeri tjetër që më shkruan “si tja bëjmë ne të tjerët të rrimë në shtepi kur jemi në punë”.

Që nga dita që jam kthyer në Tiranë, jam vetkarantinuar pa pasur kontakt me familjen dhe njërzit e mi të dashur gjithashtu kontrolle të vazhdueshme me një nga mjekët e Infektivit për të qenë i sigurt pasi iu tregova që më duhet të paraqitem domosdoshmerisht në punë dhe nuk dua të rrezikoj njerëzit që unë punoj…kontrolli sot i Policisë ishte 1 kontroll për të verifikuar nëse makina ime kishte leje për të qarkulluar dhe leja ishte ok, me targë të dërguar në polici nga institucioni ku unë punoj. Pjesa që unë po thyeja rregullin e izolimit pasi sipas rregullave kur kthehesh nga shteti italian unë duhet të isha për 14 ditë i izoluarë, edhe pse çdo rezultat është negativ isha akoma i rrezikuar dhe nuk duhet të shkoja në punë. Keshtu që e falenderoj Policinë e Shtetit pasi kjo ishte mënyra më e mirë që këto ditë mos jem i detyruar të shkoj në punë derisa çdo gjë të normalizohet, dhe jam i lehtësuar që të paktën u dëgjua zëri i shtetit për këtë problem! Përqafime 🙏”– shkruan Olsi krah fotos së lejes.


Shtuar 14.03.2020 07:58