Meta i vuri ultimatum Ramës 15 marsin, reagon për herë të parë maxhoranca (FOTO LAJM)

“Nëse grushti i shtetit, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, se pas datës 15 mars, unë Ilir Meta atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit…”

Kështu deklaroi Presidenti Meta gjatë manifestimit të mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke i vënë maxhorancës një ultimatim.

Qeveria Rama përmes zv.kryeministrit Erion Braçe, ka zgjedhur që të flasë me fjalët e ambasadores amerikane Yuri Kim.

Postimi i Braçes:

Shpulla e pare amerikane:

E SURPRIZUAR TE SHIHJA FLAMURIN AMERIKAN NE “MANIFESTIMIN” E SOTEM……. …….NUK KEMI TE BEJME FARE ME “MANIFESTIMIN” E SOTEM!

I referohet mitingut te Presidentit te Republikes. /albeu.com/


Shtuar 2.03.2020 18:39