Me flokë të gjatë dhe mjekër, look-u i ri i “Sarp” nuk do t’ju mahnisë (FOTO LAJM)

Çagatay Ulusoy është një nga aktorët më të sukseshëm turk, që falë talentit ka arritur të fitojë zemrat e publikut dhe të kalojë kufijtë e Turqisë.

OK! E pranojmë se është shumë i bukur dhe ka fitur zemrat e miliona vajzave në vende të ndryshme.

Fillimisht ai u bë i njohur për publikun shqiptar prej rolit të tij në filmin “Delibal” që ka thyer pafund zemra.

Më pas fama e Çagatayt do rritej shumë më shumë me rolin e tij tek “Içerde” , ku kishte rol kryesor krah Aras Bulut dhe të dy u kthyen në një super dyshe, teksa seriali është një nga më të sukseshmit të industrisë turke.

Aktualisht 29-vjeçari është i angazhuar për sezonin e katërt të serialit “The protector”, prodhim i Netflix, që po korr goxha sukses dhe u përqafua menjëherë nga publiku.

Disa kohë më parë për shkak të rolit të tij, Hakan, në këtë serial, aktori dhe modeli i njohur i habiti fansat duke i prerë flokët e tij zero.

Sikundër mund ta keni vënë re nëse jeni fans i tij, ai s’është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe ne mezi presim të postojë ndonjë foto.

Ditën e sotme, ylli turk ka postuar një Instastory, ku shihet me një look shumë ndryshe. Ai ka rritur flokët më shumë se zakonisht dhe po ashtu ka lënë shumë mjekër, teksa ka dalë të peshkojë, pasion i vjetër i tij.


Shtuar 29.08.2020 13:41