Loredana bën lëmsh ndjekësit, publikon foton në shtrat me Mozzik (FOTO LAJM)

Në profilin e vogëlushes së tyre Hana, që menaxhohet nga Loredana, janë publikuar disa foto mjaft të bukura, por që edhe njëherë kanë bërë lëmsh ndjekësit.

Në disa foto shihet Mozzik së bashku me vajzën e tij dhe mes tyre në sy bie ajo ku shfaqet edhe Loredana.

Fotoja është shkrepur në periudhën kur ata ishin ende bashkë dhe kalonin shumë kohë me njëri-tjetrin.

Me foton ku shfaqen të tre në shtrat, Loredana tregon se me Mozzik dëshiron vetëm paqe, pasi siç e tha edhe tek kënga e fundit, ai është babai i vajzës së saj.


Shtuar 7.03.2020 14:01