Larg syve të publikut? Ku mund t’i gjeni “bashkë” Loredanën dhe Mozzik (FOTO LAJM)

Një vit më parë, Loredana dhe Mozzik i dhanë fund lidhjes disavjeçare duke mos zbuluar asnjë arsye se çfarë i çoi drejt ndarjes. Fill pas këtij momenti dyshja fshinë njëri-tjetrin në rrjetet sociale, përfshirë këtu ‘Instagram-in’, duke mos e ndjekur më njëri-tjetrin.

MegjithatëMozzik dhe Loredana ndiqen në ‘Tiktok’, llogari të cilën reperi e ka hapur në muajin prill, pas ndarjes nga ish-partnerja e tij.

Mozzik ndjek në këtë adresë vetëm Loredanën dhe vëllain e tij, Getinjo. Nuk dihet se çfarë po ndodh mes dyshes, pasi ky veprim flet shumë.

Kujtojmë se momentalisht Mozzik dhe Loredana ndjekin vetëm llogarinë e vajzës së tyre në ‘Instagram’, duke ngjallur të tjera dyshime tek fansat e tyre.


Shtuar 25.09.2020 09:25