Koronavirusi, konfirmohet lojtari i parë i infektuar në La Liga (FOTO LAJM)

Është konfirmuar lojtari i parë me koronavirus në La Liga.

Tashmë edhe La Liga ka konfirmuar një lojtar të prekur direkt me koronavirus.

Është mbrojtësi i Valencia, Ezequiel Garay ai që ka lajmëruar se është pozitiv në Covid-19.

Lojtari ka shfrytëzuar llogarinë e tij në ‘Instagram’ për të njoftuar tifozët.

Ky është rasti i parë në La Liga që një lojtar preket me koronavirus. Deri më tani, Bundesliga, Premierliga dhe Serie A kanë pasur raste të konfirmuara.


Shtuar 15.03.2020 11:03