I “çmendur” pas Gentës, biznesmeni turk gdhend në trup tatuazhin për këngëtaren (FOTO LAJM)

Prej kohësh këngëtarja e njohur Genta Ismajli ka bërë publike lidhjen me biznesmenin turk Hysen Usta.

Dyshja po jetojnë një histori të bukur dashurie dhe së shpejti do e kurorëzojnë dhe me martesë.

Genta dhe Usta kanë hapur një llogari të përbashkët në Instagram, ku publikojnë vazhdimisht foto dhe video të momenteve pranë njëri-tjetrit. Biznesmeni është shumë i dashuruar pas këngëtares dhe këtë e ka treguar më së miri me gjestin e tij të fundit.

Ai ka bërë një tatuazh gjigant për të. Usta ka gdhendur në krah emrin e Gentës dhe këtë e ka treguar me anë të disa fotove të publikuara në Instagram.


Shtuar 15.07.2020 14:42