Gjithmonë e kuruar, por si duket Tayna pa pikë makeup-i (FOTO LAJM)

Ndonëse shumica e fansave është mësuar ta shohë gjatë gjithë kohës të kuruar deri në detaje, reperja e njohur, Tayna ka vendosur t’i surprizojë jo pak të gjithë me një foto në llogarinë e saj ku shfaqet pa asnjë makeup.

Natyraliteti i reperes me siguri ka bërë për vete të gjithë ndjekësit që janë mësuar ta shohin të grimuar në intervista, dalje publike, videoklipe e kudo tjetër.

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve, Tayna ka ndarë disa foto mjaft të nxehta me bikini, duke provokuar jo pak komente nga fansat për shkak të fomrave të saj fizike.

Projekti i fundit muzikor që reperja ka sjellë ka qenë ‘Qeqe’ dhe me siguri me ardhjen e muajve të ftohtë, Tayna është duke përgatitur të tjera surpriza për ndjekësit e saj.


Shtuar 29.09.2020 07:51