Gati për brunen ambicioze? Çfarë po paralajmëron Klea Huta (FOTO LAJM)

Klea Huta është padyshim një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo u bë nënë për herë të parë në muajin Qershor, e cila solli në jetë një djalë me emrin Krid. Megjithatë fakti që sapo është bërë nënë nuk e ka ndalur Klean, të qëndrojë aktive në muzikë.

Së fundmi, këngëtarja ka lënë të kuptojë se po vjen me një këngë të re.

Para disa ditësh, ajo ndau disa foto në Instastory, ku dukej e kuruar në detaj dhe mjaft në formë, duke nënkuptuar kështu se kënga është finalizuar dhe tashmë po xhiron klipin.

Ndërkohë, ajo ka postuar sërish një foto përmes së cilës nënkupton se ka mbetur shumë pak nga lançimi i këngës. “Bëhuni gati për brunen ambicioze”, ka shkruar Huta në krahas fotos që ka publikuar në Instagram.


Shtuar 4.08.2020 07:29