EUROPA LEAGUE/ Nis sot faza me eleminim, këto janë ndeshjet (FOTO LAJM)

Dy muaj pas hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës, 32 skuadrat e mbetura fillojnë rrugëtimin e tyre drejt finales së madhe të edicionit të 11-të të Europa League

Në edicionin e sivjetshëm janë plot 18 shtete të ndryshme që janë të përfaqësuar në sfidat e “knock out”-it.

Ndeshjet e fazës së 1/16-ave fillojnë sot, ndërsa sfidat e kthimit do të luhen menjëherë pas një jave.

Inter, Manchester United, Arsenal apo Ajax janë disa prej pretendentëve, por janë dhe disa ekipe të tjera që synojnë trofeun.

Sot do të luhen 16 ndeshje, të ndara në dy pjesë, 8 në orën 18:55 dhe 8 të tjerat në 21:00.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni ndeshjet që do të luhen sot dhe oraret.


Shtuar 20.02.2020 10:13