E mbajmë mend fëmijë, por vajza e Fjolla Morinës qenka bërë një zonjushë (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur Fjolla Morina është nënë e dy vajzave, me të cilat ka treguar se është shumë e lidhur dhe mezi pret të shkojë në shtëpi kur është në koncerte.

Para pak ditë më parë vajza e madhe e këngëtares Lediana, festoi ditëlindjen dhe mbushi plot 17 vjeç.

Ndonëse disa prej nesh e mbajnë mend të vogël, Lediana tashmë është bërë një zonjushë e vërtetë.

Në këtë 17-vjetor nuk ka munguar as urimi i Fjollës, e cila kaq publikuar një foto të vajzës tashmë të rritur e cila është bërë shumë e bukur./albeu.com/

“Edhe 100 vite 🎂❤️Mamit !!
Paç bekimin e Zotit dhe të rritesh e rrethuar me dashuri dhe lumturi🙏☝️
Ti je gëzimi,buzëqeshja.Uroj që në jetë,të jesh e plotësuar dhe e realizuar bija ime!! Suksesi të ndjektë në çdo hap të jetës 😍Të dua shumë mami”


Shtuar 25.07.2020 08:11