Duhet të jemi krenarë! Nisin punën në Itali 60 infermierët shqiptarë (FOTO LAJM)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën me dije se 60 infermierët që kanë shkuar për të ndihmuar në luftën kundër koronavirusit në Itali, kanë filluar tashmë nga puna.

Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu thotë se infermierët shqiptarë po shërbejnë në zonën e Marche, në disa spitale ku po trajtohen pacientët e infektuar.

“Nisin punën 60 infermierët e grupit të dytë të ekipit shqiptar, të cilët po ndihmojnë Italinë mike në këto ditë të vështira, në zonat ku ka më shumë nevojë për përballimin e situatës së shkaktuar nga #COVID19

Infermierët tanë po shërbejnë në Marche, në disa spitale ku trajtohen pacientët e prekur nga koronavirusi, krah kolegëve italianë. #MëTëFortë #BASHKË🇦🇱🇮🇹”, shkruan ministrja.


Shtuar 23.04.2020 18:31