Çmenduri në Poloni në kohë pandemie.
Tifozët polakë të Motor Lublin morën me qira 21 vinça për të respektuar rregullat e distancës sociale, në mënyrë që t’u jepej mundësia për të ndjekur skuadrën e zemrës në garën e shpejtësisë (motora) kundër ekipit GKM Grudziaz.
Të lidhura
None found
Në bazë të protokollit të hartuar nga autoritet vendase, stadiumi ku do të akomodoheshin tifozët mund të mbushej vetëm në 20% të kapacitetit.
Gara e motorëve është një sport popullor në Poloni dhe ndiqet shumë nga tifozët. Kapaciteti i reduktuar i stadiumit ku do të zhvillohej gara detyroi të pasionuarit e këtij sporti të gjenin një zgjidhje të pabesueshme.
