Avokat e biznesmen, dalin pamjet e makinës ku u ekzekutuan dy vëllezërit në Durrës (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Durrësi është tronditur pasi dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri mes rrugës.

Ndërkohë që kanë kaluar pak orë nga ngjarja janë zbuluar pamje nga makina ku janë ekzekutuar dy të rinjtë të cilët sipas informacioneve të para nuk njoheshin për problematikë.

Dy vëllezërit nga Puka ishin në automjetin e tyre tip “Golf” kur u ekzekutuan me breshëri armësh në qytetin e Durrësit.

Viktimat janë identifikuar si Viktor Haxhia, me profesion avokat dhe Besmir Haxhia, biznesmen.

Nga pamjet duket gjendja e makinës dhe xhamat e thyer në pjesën e përparme dhe atë anësore pasi kanë depërtuar plumbat.

Autorët e krimit dyshohet se i kanë prerë rrugën dy vëllezërve, që udhëtonin me makinën e tyre, dhe i kanë qëlluar me breshëri plumbash në vendin e quajtur “tregu i makinave”.

Pistat ku po dyshon policia lidhen me Besmir Haxhian, i cili është biznesmen.

Dyshohet se vrasja erdhi si pasojë e një borxhi apo ndonjë konflikt në biznes pasi ishte pronar i një kompanie karrotrecësh.


Shtuar 27.04.2020 17:45