Akuzat e Hagës, Hashim Thaçi reagon me një foto (FOTO LAJM)

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar dje aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Aktakuza pretendon se Thaçi dhe Veseli dyshohen se janë përgjegjës për vrasjen e 100 personave.

Ndërsa sot, presidenti Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë pas këtij njoftimi.

Para pak minutash ai ka ndërruar fotografinë e “cover”-it në Facebook.

Thaçi aty ka vendosur emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa asnjë përshkrim.


Shtuar 25.06.2020 09:50