Si është gjendja e Schumacher? Gjermani do t’i nënshtrohet një operimi të vështirë në ditët e ardhshme

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher do të ketë një operim të ri gjatë ditëve në vijim.

Gazeta franceze “La Dauphie” pretendon se gjermani do të shtrihet përsëri në spital pasi po vuan nga “osteoporoza dhe atrofia e muskujve”.

Kjo ka ndodhur pasi që ish-piloti i Ferrarit nuk ka lëvizur që nga viti 2013 kur pësoi një aksident me ski në Alpet Franceze.

Familja e Schumacher e ka mbajtur shumë të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore dhe kanë qenë të rezervuar në deklarata.


Shtuar 11.06.2020 08:52