Ndërron jetë legjenda e Formula 1

Ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare legjenda e garave me makina, Sir Stirling Moss.

Moss vuante prej kohësh nga një semundje e rëndë, ndërsa ditën e sotme mbylli sytë përgjithmon.

Edhe pse nuk fitoi Kampionatin Botëror, ai vlerësohet gjerësisht si një nga pilotët më të mëdhenj të Formula 1 të të gjitha kohërave.

Moss fitoi 16 nga 66 garat F1 ku garoi nga 1951 deri në 1961.

Ajo që mbahet mend nga tifozët është humbje e titullit kampion në vitin 1958, ku rival kishte bashkëatdhetarin e tij, Mike Haëthorn, të cilit I kishte dalë në mbrojtje dhe e kishte shpëtuar nga skualifikimi gjatë një gare.

Ai zuri vendin e dytë katër herë në Formula 1 dhe u shpall Personaliteti Sportiv i Vitit më 1961.

Moss u tërhoq nga Formula 1 në vitin 1962 pasi një përplasje në Goodëood e la atë në gjendje kome për një muaj dhe paralizoi pjesërisht për gjashtë muaj.


Shtuar 12.04.2020 11:53