Italia ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e tretë të grupit në Euro 2020, atë ndaj Uellsit me rezultatin 1-0.
Mancini në këtë ndeshje la pushim thuajse të gjithë titullarët e dy ndeshjeve të para, pork jo nuk bëri ndryshim në grumbullimin e pikëve.
Ndeshja u zhbllkua në pjesën e parë nga ylli Atalantës, Pessina, saktësisht në minutën e 39’.
Ky gol do të ishte edhe i vetmi i këtij takimi, edhe pse rastet nuk munguan nga të dyja skuadrat. Vlen të kujtojnë atë të Gareth Bale në pjesën e dytë i cili nga 10 metra godet topin mbi kuadrat.
Uellsi luajti me 10 lojtarë nga minuta e 55’ pasi Ampadu u ndëshkua me karton të kuq.
Më këtë rezultat Italia qëndron e para, e pas saj vijnë Uellsi e Zvicra me nga 4 pikë dhe në fund Turqia me 0 pikë.
Italia dhe Uellsi kalojnë direkt në fazën me kualifikim direkt, ndërsa Zvicra shpreson të kualifikohet si e treta më e mirë /albeu.com/