ELBASAN/ Po hidhte mbeturina në kosh, një person rrëshqet dhe gjen vdekjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Elbasan.

Një 61-vjeçar ka humbur jetën pasi rrëshqiti ndërsa hidhte mbeturinat te koshi i plehrave.

Elbasan / Informacion paraprak

Më datë 21.01.2022, rreth orës 21:06, njofton urgjenca e spitalit Elbasan, se shtetasi Q.K , 61 vjeç , banues në lagjen 28 Nëntori, Elbasan, dyshohet se duke hedhur mbeturinat tek koshi i plehrave ka rrëshqitur dhe ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar 21.01.2022 22:08

Tags: