E hëna vjen me një lajm “bombë”, që i paraprin mbledhjes së Komitetit Ezekutiv të UEFA-s, ku do të vendoset për ndryshimet në formatin e kompeticioneve europiane. 12 klubet të mëdha në Kontinent kanë themeluar brenda natës Superligën e Europës, pavarësisht kërcënimeve të UEFA-s, FIFA-s dhe ligave kombëtare.
Në Itali tre skuadrat që do të marrin pjesë janë Milan,Inter dhe Juventus. Megjithatë ditën e sotme, disa skuadra italiane kanë filluar fushatën e përjashtimit nga kampionati të tre gjigandëve. Cagliari, Atalanta dhe Verona kanë votuar përjashtimin dhe kërkojnë nga klubet e tjera të marrin këtë nismë.
Gjithashtu edhe në Angli do të fillojë fushatën e largimit të Liverpool, Chelsea-t, Arsenal dhe Manchester United. Vetë kryeministri anglez, Boris Xhonson doli hapur për mbështetjen ndaj Uefas për përjashtimin e skuadrave që morën këtë iniciativë.