Siguria fizike e çiftit mbretëror, Kanadaja heq dorë nga detyrimet

Qeveria kanadeze ka konfirmuar se në muajin prill nuk do të këtë më përgjegjësi për sigurinë fizike të çiftit Meghan dhe Harry, në momentin që ata do të nisin jetën e tyre të re larg familjes mbretërore.

Policia kanadeze deri më tani ka asistuar në bazë të një marrëveshje për sigurinë e çiftit mbretëror. Por më 31 mars kur fillon një kapitull i ri për Meghan dhe Harryn, marrëveshja përmbyllet.

“Duka dhe Dukesha aktualisht njihen si Persona të Mbrojtur Ndërkombëtarë dhe Kanadaja ka një detyrim ligjor të ofrojë ndihmë sigurie. Por mbrojtja nuk do të ofrohet më në javët në vijim, në përputhje me ndryshimin e statusit të çiftit, “thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Zyra Kanadeze e Ministrit të Sigurisë Publike.

Por se çfarë do të ndodhë me truprojet britanike mbetet për tu parë në vijim.

Vendimi i çiftit për tu tërhequr nga titujt mbretërorë solli një serë bisedimesh brenda familjes mbretërore.

Më në fund u ra dakord që ata të fillonin një periudhë 12-mujore të tranzicionit dhe më 31 mars ata nisin jetën e tyre të re.

Harry aktualisht ndodhet përsëri në Mbretërinë e Bashkuar, duke kryer angazhimet e tij të fundit publike si pjesë e familjes mbretërore.

Meghan do të bashkohet me të në ditët në vijim.


Shtuar 29.02.2020 11:54