Nuk e ndërgjegjsoi as koronavirusi, Kina nis festivalin e mishit të qenve

COVID-19 vazhdon të marrë mijëra jetë në të gjithë botën duke shkaktuar një ndër pandemitë më të gjata dhe më dëmtuese për njeriun dhe ekonominë.

Dhe pse ende jo e provuar, shkencëtarët kanë deklaruar se origjina e tij është në një treg të lagësht në Wuhan, Kinë.

Aty ku shiteshin kafshë të egra për t’u ngrënë.

Pavarësisht pandemisë, mijëra jetë të humbura rreth e rreth botës, Kina i është rikthyer shitjes së mishit të qenit.

Kina sërish duket se nuk do të heqë dorë nga asnjë prej traditave të përvitshme.

Kështu, ka filluar në qytetin Yulin festivali i mishit të qenve, që në fakt çdo vit stimulon reagime të ashpra të shoqatave që mbrojnë kafshët.


Shtuar 23.06.2020 17:55