Luftoi për jetën, Boris Johnson lë spitalin

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka dalë sot nga spitali pasi për një javë mori kujdes spitalor si pasojë e koronavirusit.

Johnson, 55 vjeç, u trajtua në terapi intensive për shkak të komplikacioneve që pati, 10 ditë pasi u shfaqën simptomat e para të koronavirusit.

Për tri net ai qëndroi në terapi intensive, por më pas e kaloi rrezikun.

Johnson falënderoi mjekët për kujdesin ndaj tij, ndërkohë që tani do të izolohet në shtëpi.


Shtuar 12.04.2020 14:01