Lëkundje të forta tërmeti në Turqi (FOTO LAJM)

Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ka tronditur pak më parë zonën e Manisas në Turqi.

Nga të dhënat paraprakë mësohet se tërmeti pati një thellësi vetëm 2 kilometra duke u ndjerë mjaft i fuqishëm në sipërfaqe.

Ky është tërmeti i dytë i fuqishëm që godet Manisan pas atij të janarit me të njëjtën magnitudë duke shkaktuar dëme materiale. /albeu.com


Shtuar 26.06.2020 07:39