Lajm i mirë nga Kina, për herë të parë sot asnjë rast i ri me koronavirus

Për herë të parë që nga koha kur filloi përhapja e koronavirusit, Kina nuk raporton asnjë të infektuar të ri, një moment kryesor ky në betejën për të përmirësuar gjithë gjendjen e shkaktuar nga Covid-19. 34 rastet e reja që janë raportuar janë importuar nga jashtë.

Ndërkohë nuk raportohen të prekur as në Wuhan – vendi ku nisi përhapja e koronavirusit. Zyrtarët kinezë thanë për CNN se do të duhen 14 ditë për të parë situatën. Nëse Wuhan vazhdon me këto ritme, do të merret në konsideratë heqja e kufizimeve të udhëtimit.

Udhëtimi ndërkrahinor, i cili më parë ishte mbyllur tërësist, gradualisht po lejohet. Njerëzit në provincat Hubei lejohet të udhëtojnë, sigurisht duke kryer kontrolle të temperaturës dhe simptomave të tjera. Gjithashtu disa shkolla kanë nisur mësimin.

Nga të dhënat zyrtare (deri më 19 mars, ora 08:10), në Kinë pati në total 81,174 njerëz të infektuar, nga të cilët 3,242 humbën jetën.


Shtuar 19.03.2020 07:56