Koronavirusi, OBSH jep alarmin për kartëmonedhat

Kartëmonedhat e parave, rrezikojnë që të jenë mjet i rrezikshëm për koronavirusin.

Deklarata vjen nga një zëdhënës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, raportuar nga BBC.

“E dimë që paratë kalojnë dorë pas dore dhe mund të përcjellin çdo bakter apo virus dhe për këtë sugjerohet që njerëzit të lajnë duart pasi kanë prekur para dhe mbi të gjitha të mos prekin fytyrën”, thuhet në deklaratë.

Kina dhe Koreja kanë nisur gjatë ditëve të kaluara procedurat për dezinfektimin e parave në qarkullim.

Ndërkohë Bank of England, ndonëse ka disa kartëmonedha të reja të plastifikuara deklaroi se kjo gjë nuk bën shumë diferencë për përhapjen e virusit, ndaj duhet kujdes.


Shtuar 4.03.2020 22:51