Kate Middleton vesh të njëjtën pallto që prej viti 2008! (FOTO LAJM)

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit janë duke vizituar këto ditë Irlandën, dhe sigurisht, ky ishte një tjetër rast që Kate Middleton të “shpaloste“ kombinimet e saj njëra pas tjetrës.

Ndaj vëmendja tek ajo fokusohet në rrugëtime të tilla edhe mbi veshjen.

Megjithatë, Kate befasoi këtë radhë sepse u shfaq me të njëjtën pallto që e ka që nga viti 2008 , që përpara se të bëhej pjesë e familjes mbretërore!

Palltoja e bardhë i rri ende shkëlqyeshëm; sa mirë kur pas kaq vitesh ke ende të njëjtin trup dhe të bëjnë rrobat e vjetra apo jo?

Dukesha ka mundësi të blejë cfarë t`i dojë zemra, por duket qartë se pas disa gjërave të vjetra si kjo pallto është thjesht e afeksionuar!


Shtuar 6.03.2020 15:17