“Jemi në diktaturë”, raportimet e mediave ndërkombëtare për shembjen e Teatrit

Ngjarja e djeshme ka marrë vëmendje edhe nga mediat botërore. “Reuters” dhe “New York Times” kanë raportuar mbi shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, protestat e qytetarëve dhe qendrimet e Edi Ramës.

Duke theksuar se aktorë dhe aktivistë, prej dy vitesh protestonin në mbrojtje të Teatrit, “Reuters” e paraqet insistimin e Ramës si një “i fiksuar pas idesë se vendit i duhet progres dhe modernitet”. “Protestuesit u përleshën me kordonin e policisë, duke brohoritur ‘poshtë diktatura’. Kjo situatë solli 37 arrestime”, thekson “Reuters”.

Në shkrim paraqitet e detajuar gjithçka që ndodhi ditën e djeshme, duke sjellë në vëmendje edhe shqetësimin e protestuesve, të cilët kërkonin një periudhë 6-mujore që gjykata të aprovonte projektin. “Në një nga videot e shpërndara, një aktivist i Aleancës pë Teatrin brohoret: ‘Nuk ka më lidhje me prishjen e Teatrit. Sot ra demokracia dhe liria. Jemi në diktaturë!’”, raporton ndër të tjera, “Reuters”.


Shtuar 18.05.2020 08:38