Identifikohen 8 nga 9 viktimat e aksidentit tragjik të Bryant, shuhen familje (FOTO LAJM)

Në helikopterin ku po udhëtonte Kobe Brynt dhe vajza e tij ishin edhe shtatë persona të tjerë. Fillimisht u raportua për 5, por policia e LA ka raportuar së fundmi se në bord kanë qenë 9 persona ku të gjithë kanë ndërruar jetë.

Deri tani janë identifikuar 8 nga 9 viktimat. Kryebashkiakja e Kosta Mesa, Katrina Foley, konfirmoi se trajnerja e basketbollit për vajza, Christina Mauser, e cila është martuar me këngëtarin e Tijuana Dogs, Matt Mauser, ka ndërruar jetë.

Por edhe më tragjike mbetet shuarja e familjes Altobelli. John Altobelli, një trajner bejsbolli në Orange County College, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa ishin në mesin e viktimave nga rrëzimi i helikopterit.

Deri më tani, identiteti i paidentifikuar është ai i pilotit.

Dëshmitari okular Scott Daehlin, tha se ata nuk dëgjua ndonjë anomali të motorit. Ai u tha policisë së gjithçka dukj se po shkonte mirë. Por sipas tij ”dukshmëria” ishte fajtori kryesor.


Shtuar 27.01.2020 07:57