Finlanda i mbyll derën Suedisë, hap kufijtë me vendet fqinje

Qeveria e Finlandës do të hapë kufijtë për vendet fqinje duke filluar nga e hëna, por k përjashtuar Suedinë.

Ministrja e Brendshme Maria Ohisalo tha se situata në Suedi, e cila ka aplikuar më pak masa kufizuese për të frenuar Covid-19, ka bërë që mos të heqin kufizimet.

Kufijtë e vendit do të rihapen për njerëzit që udhëtojnë nga Norvegjia, Danimarka, Islanda, Estonia, Letonia dhe Lituania, por kufizimet do të mbeten në kufirin perëndimor me Suedinë, si dhe në kufirin lindor me Rusinë.

Qeveria thotë se grumbullimet publike të më shumë se 500 njerëzve do të lejohen që nga fillimi i korrikut nëse do të mund të zbatohet distancimi social.


Shtuar 11.06.2020 13:35