Koronavirusi “gjunjëzon” Italinë: Merr 475 jetë në vetëm 24 orë!

Italia është kthyer në epiqendrën e koronavirusit. Pas Kinës, Italia po thyen rekorde të rejë për vdekshmërinë nga koronavirusi.

Autoritetet italiane të shëndetit kanë publikuar pasditen e së martës bilancin e ri për personat e prekur nga koronavirusi.

Kështu rezulton se numri i personave të infektuar nga koronavirusi në Itali është rritur në 35,713.

Vetëm gjatë 24 orëve janë shtuar 4,207 raste.

Ndërsa brenda ditës raportohet të kenë ndërruar jetë 475 persona. Numri i viktimave në total shkon në 2,978 dhe numri i personave të shëruar tërësisht është 4,025. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2020 17:26