Anglia gjunjëzohet nga COVID-19, 684 të vdekur në 24 orët e fundit

Anglia është kthyer në një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi i ri, COVID-19.

Në 24 orët e fundit, në Britaninë e Madhe janë shënuar 684 të vdekur prej koronavirusit.

Një shifër në rritje të ndjeshme, krahasuar me 563 raste që ishin një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë britanike bëri me dije se numri total i viktimave shkon kështu në 3605.

Sakaq numri i të prekurve ka shkuar në 38168, ose 4450 raste të reja në një ditë. /albeu.com/


Shtuar 3.04.2020 14:43