Dyshuan për koronavirus, si është gjendja e aktorit Kivanç Tatlitug

Pak ditë më parë aktori i njohur turk nga rolet e tij në seriale, Kivanç Tatlitug u dërgua në spital pasi shfaqi simptomat e koronavirusit.

Aktorit iu bë menjëherë testi dhe pas disa orësh ai mori përgjigjen. Kivanç njoftoi se rezultati i testit fatmirësisht kishte dalë negativ dhe falenderoi fansat për mbështetjen.

Aktori përmendi edhe faktin që mjekët kishin konstatuar se ai kishte pneumoni në një zonë të mushkërive. Për këtë arsye Kivanç për 1 javë ka qëndruar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Mediat turke raportojnë se mbrëmë në mesnatë aktori ka dalë nga spitali. Ai zgjodhi të dilte në një orë të vonë në mënyrë që të mos fotografohej nga paparacët.

Ndërkohë aktori vetë është shprehur se është në gjendje të mirë. Madje së fundmi po përflitet se ai po mendon të rikthehet në ekran.

Shtuar 9.04.2020 15:28