Dhëndri hakmerret ndaj nuses, i nxjerr pamjet e tradhtisë në mes të dasmës (VIDEO)

Dasma u zhvillua javën e kaluar në provincën e Fujian në Kinën juglindore.

Në fillim, shfaqen video që tregojnë momente nga lidhja e të dashuruarve dhe nga fëmijëria e tyre, por pak sekonda më vonë në projektor nis të luhet videoja ku duket nusja duke kryer marrëdhënie seksuale me dikë tjetër.

Pas kësaj, dhëndri akuzon nusen dhe i drejtohet me fjalët: “Mendove se nuk e dija?”, ndërsa nusja i hedh buqetën me lule.

Sipas një blogereje kineze, Jiang Zhe Hu Ba Jie, nusja ka tradhtuar të fejuarin pasi ky i fundit ushtronte dhunë ndaj saj.

Blogerja ka shtuar se nusja kishte pranuar të martohej pasi dhëndri i kishte premntuar t’i blinte një apartament dhe një makinë.


Shtuar 2.01.2020 18:52