Deklaratë e frikshme nga Amerika: Koronavirusi do vrasë deri në 200 mijë jetë

E gjithë bota po vuan nga pandemia e koronavirusit. Bilance të frikshme po dalin çdo ditë nga shtetet më të prekura si Italia, Spanja britania por edhe SHBA-të.

Miliona amerikanë do të infektohen nga koronavirusi dhe 100-200 mijë do të vdesin. Këto janë fjalët e frikshme të ekspertit të sëmundjeve infektive në SHBA dhe konsulentit të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci.

Fauci është gjithashtu edhe drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive. Sipas ekspertëve shifra e të infektuarve në botë është gati 665 mijë raste në botë, me në krye SHBA-të me 124 665 persona të infektuar.


Shtuar 29.03.2020 15:17