Çifti kapet duke kryer marrëdhënie në mes të ditës, rreziku për gjobën e majme

Një çift është filmuar nga pushuesit e tjerë ndërsa kryenin marrëdhënie në një varkë në Liqenin e Komos.

Kjo zonë është tepër e frekuentuar nga VIP-at e huaj të cilët zgjedhin të kalojnë disa momente në peizazhet dhe natyrën e bukur.

Personat e pranishëm nuk kanë ngurruar të bëjnë fotografi duke i shpërndarë ato në rrjetet sociale shkruan tch.

Sipas rregullores, nëse këta persona identifikohen rrezikojnë një gjobë të majme, siç ndodhi disa ditë më parë në plazhin e Ravennas, në një zonë të mbrojtur, ku një çift u gjobit me 20 mijë euro pasi u kap duke kryer marrëdhënie seksuale në publik.


Shtuar 2.08.2020 20:52