A i dinit?! Këto janë tre përfitimet që sjellin lotët në shëndetin tuaj

Njerëzit mund të përpiqen të ndrydhin lotët nëse i shohin si një shenjë dobësie, por shkenca sugjeron që ta bësh këtë mund të nënkuptojë humbjen e një sërë përfitimesh.

-Ka një efekt qetësues

Një studim i vitit 2014 zbuloi se të qarit mund të kenë një efekt të drejtpërdrejtë qetësues te njerëzit. Studimi shpjegoi se si të qarit aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS), i cili i ndihmon njerëzit të relaksohen.

-Merrni mbështetje nga të tjerët

Përveçse i ndihmon njerëzit të qetësohen, lotët mund t’i ndihmojnë njerëzit të marrin mbështetje nga të tjerët rreth tyre. Siç shpjegon ky studim i vitit 2016, të qarit është kryesisht një sjellje lidhëse, pasi mbledh mbështetjen nga njerëzit përreth. Kjo njihet si përfitim ndërpersonal ose social.

i ndërroi jetë, 51-vjeçarja kallëzon mjeken për neglizhencë

-Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve

Hulumtimet kanë gjetur se përveç që është qetësues, derdhja e lotëve emocional çliron oksitocinë dhe endorfinë. Këto kimikate i bëjnë njerëzit të ndihen mirë dhe gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjen fizike dhe emocionale. Në këtë mënyrë, të qarit mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes dhe promovimin e një ndjenje mirëqenieje.


Shtuar 18.06.2024 17:59