Nigeria heq ndalimin e Twitter pas shtatë muajsh

Nigeria ka hequr ndalimin e saj në Twitter, shtatë muaj pas vendimit për shtrëngimin e rrjeteve sociale.

Qeveria e Nigerisë pezulloi Twitter-in qershorin e kaluar pasi kompania fshiu një postim të presidentit Muhammadu Buhari në lidhje me ndëshkimin e secesionistëve rajonalë.

Pas këtij veprimi autoritet akuzuan rrjetin social për anashkalim, por qeveria tha se e ka anuluar ndalimin  e Twitter pasi ka rënë dakord me kushtet, duke përshirë hapjen e një zyre lokale në Nigeri.

Twitter nuk e pohoi se kishte rënë dakord me kërkesat e qeverisë, por shkruajti se ishte i kënaqur që do të rivendosej në vend dhe ishte thellësisht i përkushtuar ndaj Nigerisë. r.t/albeu.com


Shtuar 13.01.2022 11:12