Prodhuesi Kinez i smartfonëve Xiaomi prezantoi makinën e parë elektrike ditën e Enjte duke thënë se synon të bëhet një prej pesë prodhuesve më të mëdhenj në botë.
Sedani i quajtur SU7 është një model i shumëpritur i cili do ketë të integruar sistemin operativ që gjendet në smartfonët popullor të kompanisë.
Por debutimi i makinës vjen në një kohë kur tregu më i madh në botë i makinave po vuan me kërkesën në rënie e cila ka nisur një luftë çmimesh.
Kjo nuk e ndaloi shefi ekzekutiv të Xiaomi Lei Jun të fliste për ambicie të mëdha të ndërtimit të makinës së ëndrrave e krahasueshme me një Porsche apo Tesla.
SU7 ka një bateri prej 73.6 kWh ose 101 kWh dhe mund të përshkojë distancë deri në 800 kilometra me një karikim të vetëm.
Xiaomi SU7 është një sedan i përmasave të mesme dhe të mëdha me gjatësi, gjerësi dhe lartësi prej 4,997 mm, 1,963 mm, 1,440/1,455 mm dhe një bazë rrote prej 3,000 mm.
“Duke punuar shumë në 15-20 vitet e ardhshme do të bëhemi një prej 5 prodhuesve më të mëdhenj në botë të makinave,” tha ai gjatë evenimentit të prezantimit.
Njëlloj si firma të tjera teknologjike, Xiaomi ka punuar për të diversifikuar biznesin me makinat elektrike. Përgjatë një dekade ka premtuar të investojë 10 miliardë dollarë.
Makinat Xiaomi do të prezantohen nga një njësi e kompanisë shtetërorë BAIC Group në fabrikat e tij në Pekin me kapacitet prodhues vjetor prej 200 mijë makinash. /PCWorld Albanian