Werder Bremen ka bërë të ditur se ka shkarkuar trajnerin, Florian Kohfeldt.
Pas disfatës 2-0 nga Ausburgu, Werderi njoftoi se ka ndarë rrugët me Kohfeldt.
Shpjegimin për vendimin e klubit e dha Drejtori menaxhues i Werder Bremen, Frank Baumann.
“Fatkeqësisht pas ndeshjes ndaj Augsburgut ne nuk ishim më të bindur të vazhdonim me Florian Kohfeldt. Kjo është arsyeja pse ne diskutuam me komisionet në mbrëmjen pas ndeshjes dhe arritëm në këtë vendim në fund të fundit Ne falënderojmë Florianin për gjithçka që ai ka bërë për Werder dhe i urojmë të gjitha të mirat ”, tha Frank Baumann.
Thomas Schaaf do të jetë në krye të klubit deri në fund të sezonit ka konfirmuar klubi gjerman.