ZYRTARE / Wayne Rooney bëhet trajner i Plymouthit

Wayne Rooney është emëruar trajner i skuadrës që garon në kategorinë e dytë të futbollit anglez, Plymouth Argyle.

Kështu është bërë e ditur të shtunën nga klubi në faqen zyrtare, duke zyrtarizuar zëvendësimin e Ian Fosterin, i cili u shkarkua pas rezultateve të dobëta që ka arritur me ekipin.

Rooney ka nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën angleze, ku 38-vjeçari bëhet me punë të re pasi u shkarkua nga Birminghami për tre muaj ku mori dy fitore në 15 ndeshje.

Ish sulmuesi i madh, ka udhëhequr edhe klube si DC United edhe Derby County.

Rooney me Anglinë si futbollist, ka zhvilluar 120 ndeshje dhe ka kontribuar me 53 gola. /Telegrafi/


Shtuar 25.05.2024 21:37