Wataru Endo mund të largohet nga Liverpooli gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Andoni Iraola raportohet se është i gatshëm ta miratojë transferimin e mesfushorit japonez. Lojtari iu bashkua klubit anglez tri vjet më parë, në kohën kur skuadra drejtohej nga Jürgen Klopp.
Të lidhura
None found
Gjatë verës, Liverpooli dhe Iraola kryen ndryshime të rëndësishme në përbërjen e ekipit. Mohamed Salah, Andreë Robertson dhe Ibrahima Konate u larguan pas përfundimit të kontratave, ndërsa Curtis Jones, Stefan Bajcetic dhe Luca Stephenson u transferuan përfundimisht në klube të tjera.
Ndërkohë, në “Anfield” mbërritën disa përforcime, përfshirë Bradley Barcolan, Jeremy Jacquet, Victor Muñoz, Lucca Brughmans, Ifeanyi Ndukwe dhe Ronald Araujon, i cili u bashkua në formë huazimi.
Edhe pse Iraola ka vetëm gjashtë ndeshje në krye të Liverpoolit, raportimet bëjnë të ditur se trajneri bask nuk do ta pengonte largimin e një futbollisti të ekipit të parë në merkaton e janarit.
Mesfushori 33-vjeçar Wataru Endo është emri që lidhet me këtë lëvizje. Ai nuk u përfshi në listën prej 25 lojtarësh të Liverpoolit për Ligën e Kampionëve dhe këtë sezon ende nuk ka regjistruar asnjë minutë në Premier League.
Endo u transferua te Liverpooli në vitin 2023 nga skuadra gjermane Stuttgart, për një shumë prej rreth 19 milionë eurosh.
Në sezonin e parë në “Anfield”, japonezi luajti 43 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi dy gola. Në atë periudhë, ai ishte një nga futbollistët e rëndësishëm të formacionit të drejtuar nga Klopp.
Gjatë sezonit të parë të Arne Slotit në stolin e Liverpoolit, Endo u aktivizua në 32 takime. Në atë edicion, “Të Kuqtë” u shpallën kampionë të Ligës Premier.
Megjithatë, fushata 2025/26 rezultoi shumë më problematike për mesfushorin. Për shkak të lëndimeve, ai u paraqit vetëm në tetë ndeshje të kampionatit dhe në 12 sfida në të gjitha garat.
