Trajneri Jorge Jesus tregon pse e grumbulloi Ronaldon 41-vjeçar te Kombëtarja

Trajneri i Portugalisë, Jorge Jesus, ka zbardhur arsyet që qëndrojnë pas thirrjes së Cristiano Ronaldos për sfidat e radhës në Ligën e Kombeve. Ai ka theksuar se superylli portugez është përzgjedhur mbi bazën e paraqitjeve momentale dhe jo për shkak të së shkuarës së tij të lavdishme.

Të lidhura

None found

Pavarësisht se ka mbushur 41 vjeç dhe ka një vitrinë të tejmbushur me trofe e rekorde, Ronaldo vijon të jetë pjesë e skuadrës kombëtare. Jesus u shpreh pa mëdyshje se e kaluara e një futbollisti nuk luan asnjë rol në vendimet e tij, duke e trajtuar Ronaldon si çdo element tjetër të ekipit.

“Për mua vlen vetëm çfarë tregojnë lojtarët në fushë sot. Historia nuk ka peshë. Cristiano është një futbollist si gjithë të tjerët. Ai do ta veshë fanellën e Portugalisë vetëm nëse po kalon një moment të shkëlqyer. Nëse niveli i tij nuk do të ishte ky, nuk do të ishte në skuadër”, deklaroi Jesus.

Sidoqoftë, tekniku pranoi se pesë herë fituesi i Topit të Artë ka një pozitë unike, por këmbënguli se kjo nuk e ka orientuar aspak vendimin për ta ftuar. “Sigurisht që ai ka një status të veçantë për shkak të të pesë Topave të Artë, por kjo nuk ndikon fare në zgjedhjen time. Megjithatë, ndaj tij ushqej një respekt të thellë”, shtoi ai.

Edhe nën drejtimin e Jorge Jesusit, Ronaldo mbetet një figurë kyçe dhe lojtari më me eksperiencë i përfaqësueses portugeze.


sultanbeyli escortparla iptvmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahiscasibomjojobetjojobetizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Girişsekabet