Drejtori sportiv i Sassuolos, Giovanni Carnevali, ka njoftuar më herët se Nedim Bajrami është pranë transferimit tek Glasgow Rangers për katër milionë euro, ndërkohë që tani vjen edhe njoftimi zyrtar se Bajrami tashmë është futbollist i Glasgow Rangers.
Përfaqësuesi shqiptar është transferuar në Skoci nga Sassuolo.
Ish-mesfushori i Empolit iu bashkua Sassuolos në janar të vitit 2022. Kete sezon, 25-vjeçari ka bërë tri paraqitje me Sassuolon në të gjitha garat, ndërsa numëron dhjetë gola dhe 11 asistime në 100 ndeshje të luajtura në Serie A me Sassuolon dhe Empolin.
Kontrata e Bajramit me klubin italian skadon në qershor të vitit 2027, por duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta ndërprerë bashkëpunimin më herët. /albeu.com/