ZYRTARE/ Kukësi i beson stolin një trajneri italian (VIDEO)

Pas shumë javësh bisedimesh, Kukësi më në fund ka gjetur trajnerin e ri dhe do të jetë italiani, Diego Longo. 45-vjeçari do të udhëheq ekipin verilindor në sezonin e ri teksa firmosi kontratën dhe vjen pas largimit të Mirel Josës që drejtoi Kukësin në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

Longo ka një histori të gjatë si asistent në shumë ekipe dhe së fundmi ishte edhe ndimësi i Mircea Lucescut në stolin e Dynamo Kiev.

Siç njofton zyrtarisht Kukësi, prezantimi i trajnerit Italian do të bëhet ditën e Premte në orën 12:30 në ambjentet e “Air Albania” teksa asitenti i tij do të jetë një tjetër Italian, Amadeo Di Latte, ish portieri I Sampdorias dhe Livornos.

Ky staf teknik për Kukësin ishte zgjedhje e Pero Pejiç i cili negocioi dhe tentoi që në fillim trajnerin Longo për stolin i cili do të ketë edhe fatin që të drejtojë Kukësin në stadiumin e ri që pritet të përurohet në Shtator ose Tetor.


Shtuar 15.07.2021 20:11