Zyrtare, Juan Mata lojtari më i ri i Galatasaray

Galatasaray ka bërë një merkato të jashtëzakonshme këtë verë.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Chelsea, Juan Mata ka firmosur kontratën e tij me klubin turk.

Juan Mata pritet t’i japë fantazi dhe ritëm lojës së ekipit turk, ku me ndihmesën e afrimeve të reja me emër në Evropë, do të sjellin shumë te Galata.

Spanjolli ka ardhur si lojtar i lirë dhe do të ketë një kontratë një vjeçare me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.09.2022 10:02