Zyrtare: Joao Felix transferohet te Chelsea

Tani është zyrtare: Joao Felix largohet nga Atletico Madrid dhe bashkohet me Chelsean.

Portugezi, në qendër të një historie të gjatë merkatoje, më në fund ka nënshkruar kontratën e re me blutë, e cila skadon më 30 qershor 2031.

Më poshtë njoftimi zyrtar për shtyp nga klubi anglez:

“Chelsea ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e përhershme të Joao Felix nga Atletico Madrid. Joao, një sulmues i njohur për kombëtaren portugeze, ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare në Stamford Bridge dhe në ditët e ardhshme ai do t’i bashkohet ekipit për seancat stërvitore”, thuhet në shënimin e publikuar në faqen zyrtare të Bluve.


Shtuar 21.08.2024 18:30