ZYRTARE/ Hamilton me Mercedesin deri në 2023

Tani është zyrtare: Lewis Hamilton do të garojë me Mercedesin të paktën deri në vitin 2023. Lajmërimi i rinovimit për dy sezone të tjera mes 7 herë kampionit të botës dhe skuadrës anglo-gjermane, të udhëhequr nga Toto Wolf, erdhi pak orë para kualifikueseve të Çmimit të Madh të Australisë. Rinovimi do t’i mundësojë Hamilton të arrijë 11 sezone me Mercedesin, periudha më e gjatë për një pilot me të njëjtën skuadër në Formula 1, bashkë me epokën “Schumacher-Ferrari”, që zgjati nga për periudhën 1996-2006.

“Mercedes-Amg Petronas F1 është krenare të lajmërojë zgjatjen me dy vjet të akordin me 7 herë kampionin e botës, Leëwis Hamilton”, hapet në këtë mënyrë komunikata e Mercedes, që u publikua në 10.30 të mëngjesit të kësaj të shtune. Ky është një moment historik për gjithë Formula 1, pasi kishte shumë që pyesnin nëse e ardhmja e Lewisit ishte pezull, pas shumë fitoreve, 99, 77 prej të cilave me Mercedesin.

Në këtë mënyrë, do të jetë Hamilton që do të drejtojë Mercedesin e epokës së re, që nga 2022-shi do ti nënshtrohet një ndryshimi të thellë teknik në brendësi të Formula 1, me një njëvendëshe të gjithën të re dhe më pak aerodinamikë, që duhet të favorizojë parakalimet dhe cilësinë e pilotit.

Ndaj, përse të mos vazhdojnë me më të mirin e pilotëve, kanë menduar në Brackley, siç konfirmoi vetë Toto Wolf. Një fenomen që nuk e mendon tërheqjen, edhe pse ka thyer të gjitha rekordet e fitoreve dhe “pole position”, dhe mund të synojë Botërorin e tetë, aty ku as Schumacher nuk ka arritur, me Hamilton që deklaroi.

“Është e vështirë të besoj që janë bërë 9 vjet që punoj me këtë skuadër të jashtëzakonshme dhe jam me të vërtetë i entuziazmuar nga ideja për të vazhduar edhe për dy vite të tjera. Jam krenar dhe mirënjohës ndaj Mercedesit, që më ka mbështetur në betejën time për barazi dhe diversitet në sportin tonë, kemi realizuar shumë gjëra bashkë, por kemi ende të tjerë objektiva për të arritur së bashku. Mezi pres të shoh se çfarë do të mund të bëjmë akoma, duke hyrë në një epokë të re teknike”.

Ndërkohë, Toto Wolf, deklaroi:

“Që nga viti 2022 hyjmë në një epokë të re dhe nuk mund të ketë pilot më të mirë se Lewis Hamilton për skuadrën tonë. Arritjet e tij flasin vetë, dhe për eksperiencën, shpejtësinë në garë dhe aftësinë për të drejtuar makinën është ende në maksimumin e potencialit të tij”.

Më pas “boss”-i Mercedesit shtoi edhe një aspekt psikologjik të rëndësishëm në këndvështrimin e 2021, pasi është në luftë të plotë për Botërorin e këtij viti, ndaj dhe ky rinovim mund të jetë një shtysë e mëtejshme për të fituar, përveçse për të menduar për vitin e ardhshëm.


Shtuar 3.07.2021 18:20